I riu nga Ferizaj ndëshkohet për kundërvajtje të rëndë, voziti me 162 km/h në zonën ku ishte 50
Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 07.12.2025, rreth orës 21:26, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin O.H. (19 vjeç), i cili gjatë lëvizjes të veturës BMW X3 me targa vendore është kapur duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Sipas një njoftimi për media, për këtë kundërvajtje të rëndë ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurove, 5 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.
“Matja e shpejtësisë është realizuar me veturën zyrtare të Policisë. Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.