Theret një person në Prishtinë pas mosmarrëveshjes në komunikacion
Foto: Ilustrim

Theret një person në Prishtinë pas mosmarrëveshjes në komunikacion

Kronika December 09, 2025 - 09:26
Sherri në trafik eskalon në therje me thikë

Një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Incidenti ka ndodhur në Prishtinë të hënën rreth orës 12:30.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Nuk dihen më tepër detaje nga ky rast, por se po hetohet nga organet e rendit si “Lëndim i lehtë trupor”.

Është konfiskuar thika, e cila dyshohet se është përdorur në rast.