Dogana ndalon dy orë luksoze në valixhen e një qytetari në aeroportin “Adem Jashari”
Kronika
December 09, 2025 - 12:10
Gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.
Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë ose dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.
Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.