Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në “Bregun e Diellit” në Prishtinë
Kronika
December 10, 2025 - 08:12
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot herët në mëngjes, në një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” përkatësisht në rrugën “Shefik Miftari”, në Prishtinë.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekipi i emergjencës.
Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa po ashtu nuk janë konfirmuar ende dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri.
Zeri.info është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës rreth këtij incidenti dhe do t’ju mbaj të informuar.
