Aksidenti me fatalitet në Prizren, Policia jep detaje
Foto: Zëri

Aksidenti me fatalitet në Prizren, Policia jep detaje

Kronika December 11, 2025 - 15:31

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësore.

Rastin për Zeri.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku. Sipas të dhënave fillestare, në lagjen ‘Lakuriq’ në Prizren një kamion betoni, teksa ishte duke lëvizur në afërsi të punishtes, nuk e ka vërejtur këmbësoren, një grua rreth 55-vjeçare dhe e ka goditur me mjet”, tha Bytyqi.

Sipas tij, shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor. Në bashkërendim me prokurorin e Shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Bytyqi. /Zëri