Vdes shoferi i kamionit, që u rrokullis në autostradë

Vdes shoferi i kamionit, që u rrokullis në autostradë

Kronika December 15, 2025 - 14:42

Shoferi i kamionit që u rrokullis në segmentin e autostradës Mazgit – Prishtinë ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se ky ka qenë një vetaksident.

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit - Prishtinë ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë - kamion, i cili është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”, tregoi Kelani.

Tutje, Kelani ka bërë apel te qytetarët për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik. /Zëri