Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan, iu sekuestruan armë e fishekë
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan, iu sekuestruan armë e fishekë

Kronika January 13, 2026 - 08:44

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që plagosi me armë zjarri tre persona në Deçan.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe se të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki” 9 mm, një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë të kalibrit 9-milimetërsh, si dhe tri gëzhoja, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Deçan, më datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ka pasur të shtëna me armë.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë hasur personat e lënduar, të cilët janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë.

Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një (1) armë pistoletë Zoraki 9 mm

• Një (1) karikator i së njëjtës armë

• Nëntë (9) fishekë kal: 9 mm

• Tri (3) gëzhoja.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri

Image