Kjo është gjendja shëndetësore e edukatores që u godit me shufër metalike nga një fëmijë
Kronika
January 13, 2026 - 14:35
Një incident i rëndë është raportuar sot në një kopsht në Pejë, ku një fëmijë dyshohet se ka goditur edukatoren me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Nga Spitali i Pejës kanë thënë se gjendja e edukatores është stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore.
“Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një paciente e lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta. Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e Spitalit. /Zëri