Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin
Kronika
January 14, 2026 - 09:38
Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq.
Sipas Policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit.
Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.
“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të Policisë.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.