Tragjedi në Dragash, dyshohet se djali e vrau nënën e tij
Foto: Zëri / Ilustrim

Tragjedi në Dragash, dyshohet se djali e vrau nënën e tij

Kronika January 21, 2026 - 09:03

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit.

Dyshohet se në mesnatën e së martës një burrë i moshës 30-vjeçare e ka vrarë nënën e tij.

Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se i dyshuari është arrestuar.

“Më datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeç, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçe. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai për Klankosova.tv.