Familjarët e 50-vjeçares që vdiq si pasojë e djegies së shtëpisë thonë se zjarri u shkaktua nga rryma

Familjarët e 50-vjeçares që vdiq si pasojë e djegies së shtëpisë thonë se zjarri u shkaktua nga rryma

Kronika January 21, 2026 - 11:58

Familjarët e 50-vjeçares që vdiq si pasojë e djegies së shtëpisë në fshati Goriq i Malishevës kanë thënë zjarri u shkaktua si pasojë e energjisë elektrike.

Ata nuk kanë dashur të flasin më shumë për rastin para medieve, raporton Teve1.

Policia ka konfirmuar se një grua 50-vjeçare ka vdekur si pasojë e zjarrit në shtëpi.

Mediumi ka dërguar pyetje në KEDS për këtë rast.