Vetëdorëzohet i dyshuari për plagosjen e një personi një muaj më parë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, lidhur me një rast të ndodhur më 21 dhjetor 2025 në Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:15 të ditës së sotme, i dyshuari A.R., 31 vjeç, ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për t’u vetëdorëzuar. Pas kësaj, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e tij, ku edhe është realizuar arrestimi.
Rasti ka të bëjë me incidentin e ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Ëesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kishte mbetur i plagosur një person.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa për të gjitha veprimet hetimore është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë./Zëri