Policia arreston një të kërkuar me urdhërarrest nga Gjermania, dyshohet për këto dy vepra

Policia arreston një të kërkuar me urdhërarrest nga Gjermania, dyshohet për këto dy vepra

Kronika February 16, 2026 - 18:20

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhëarrest ndërkombëtar nga Gjermania, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se ai ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU,  ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë
me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.

Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.