Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për dhunim

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për dhunim

Kronika June 09, 2026 - 09:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i dyshuar për veprën penale të “Dhunimit”.

Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 8 qershor, rreth orës 19:10, ndërsa një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën ndaj një femre kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Zëri