Alban Ukaj e provon veten edhe si regjisor

Alban Ukaj e provon veten edhe si regjisor

Kultura janar 12, 2019 - 09:18
Lexo tjera detaje

Aktori i mirënjohur kosovar Alban Ukaj, i cili karrierën e tij po e zhvillon në Bosnjë ku edhe jeton, ka vendosur ta provojë veten edhe në rolin e regjisorit. Pas një viti me plot suksese dhe projekte, Ukaj solli të premten premierën e shfaqjes “Nigdje nikog nemam”, regjinë e së cilës e ka përgatitur vetë, në Sarajevskog Ratnog Teatra (SARTR).

Teksti i kësaj shfaqjeje flet për jetën e njeriut modern dhe për të ardhmen e tij. Një burrë i ekspozohet një regjimi totalitar, ndërsa ngjashmëria vërehet edhe me distopinë e Orwellit. “E di fort mirë çka do të thotë regjim që shtyp, sepse jam rritur dhe kam qenë adoleshent në një regjim të tillë. Historia jonë shpesh përsëritet. Ky tekst është shkruar disa vitesh dhe gjithmonë ka qenë kontrovers”, tregon në një intervistë për “Klix” Alban Ukaj.

Albani do të jetë edhe aktor në këtë shfaqje, duke mos e harruar “zanatin” e tij të vjetër. Teksti i shfaqjes është shkruar nga Edward Bond. Aktorët Sneëana Bogiëevië dhe Jasenko Pašië i bashkohen Albanit në lojën brenda shfaqjes.

Rikujtojmë se Albani luan një prej roleve kryesore në një nga filmat më të suksesshëm kosovarë të kohëve të fundit, “Martesa”, të Blerta Zeqirit.