Adhuruesit e nderojnë Elvis Presleyn

Adhuruesit e nderojnë Elvis Presleyn

Kultura janar 14, 2019 - 09:59
Lexo më shumë detaje

Elvis Presley, edhe pse i ndarë nga jeta 40 vjet më parë, është ende i gjallë në zemrat e qindra fansave të mbledhur në stacionin e Sidnejit për të marrë trenin që duhet t’i shoqërojë në një festival kushtuar idhullit të tyre. Të veshur me kostume të kuruara me gurë dhe me xixa e me këpucë me kamosh blu, me një model flokësh të rregulluar me kujdes me shumë llak, sozitë e Elvisit, i perceptuar prej tyre si ikona e Rock’n’Rollit, kërcejnë nën tingujt e hiteve të tij të performuar nga artistë.

Fansat u mblodhën në stacionin qendror të Sidnejit për të marrë “Elvis Express”-in dhe “Blue Suede Express”-in dy trenat që do t’i shoqëronin deri në qytezën e vogël të Parkes, rreth 300 kilometra në perëndim të Sidnejit. Elvis vdiq në 1977, por legjenda e tij kulturore dhe muzikore vijon të jetë ende e gjallë për ushtritë e fansave australianë, përtej rrënjëve të tij amerikane.