Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Kultura February 19, 2019 - 14:50
Lexoni detajet e fundit

Më 19 Prill të vitit 1961 u shfaq në kinematë amerikane kryevepra e Federico Fellinit, “La Dolce Vita”. Filmi u shndërrua në një fenomen; ai ishte shfaqur në Itali në muajin shkurt dhe ishte dënuar menjëherë nga Kisha Katolike (ishte tërësisht i ndaluar në Spanjë deri në vitin 1975), por fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1960. Me shfaqjen në SHBA u vlerësua nga kritikët dhe u bë hit, si dhe mori katër nominime për Oscar në vitin që do të vinte; përfshirë regjinë dhe skenarin, gjithashtu fitoi për dizajnin e kostumeve. Më poshtë janë disa fakte për këtë film që ndoshta nuk i dinit.

PËR ROLET U KONSIDERUAN PAUL NEWMAN DHE HENRY FONDA

Është e vështirë të imagjinohet “La Dolce Vita” pa Marcello Mastroiannin në rolin kryesor, por prodhuesi origjinal, legjendari Dino Di Laurentiis, e konsideronte aktorin “shumë të butë dhe të mirë; një njeri të familjes dhe jo një lloj burri i cili i fut femrat në shtrat”. Ai e nxiti Fellinin për të marrë në fillim Paul Newmanin, dhe më pas yllin francez Gérard Philipe, por Fellini u angazhua me Mastroiannin, dhe si rezultat u largua Di Laurentiis.

Fellini në parim nuk kishte kundërshtim për përfshirjen e yjeve amerikanë, pasi në fillim ai donte të merrte Henry Fond-n si Steinerin (një personazh i bazuar në shkrimtarin e jetës reale; Cesare Pavese). Fonda e refuzoi, kështu që regjisori u dyzua midis Enrico Maria Salernos dhe Alain Cunyt. Me nxitjen e mikut të tij Pier Paolo Pasolini, ai zgjodhi Cunyn.

U SHKRUA NJË SEKUENCË E TËRË, E CILA DO TË ISHTE LUAJTUR NGA LUISE RAINER, POR KURRË NUK U XHIRUA

Në draftin fillestar të shkrimit kishte një sekuencë ku Marcello kishte një lidhje me një shkrimtare të vjetër. Pjesa është shkruar për aktoren gjermane Luise Rainer, e cila në vitin 1936 me “The Great Ziegfeld” dhe me “The Earth Good” në vitin 1937, u bë aktorja e parë që fitoi dy çmime Oscar. Megjithatë, ajo gjithashtu u bë viktima e parë e mallkimit të Oscarit, me rolet e mëvonshme të cilësuara si të thata, gjë që e bëri të kthehej në Evropë. Raineri arriti të shkonte në Romë për xhirimin, por nuk ra dakord me Fellinin (mundet për shkak të ngurrimit për të xhiruar skenën seksuale, ndoshta edhe sepse donte të rishkruante të gjithë dialogjet e saj). Të dy ecën në rrugë të ndryshme dhe në vend që të rishikonin pjesën, Fellini e preu atë skenë krejtësisht.

KUR XHIROI SKENËN E FAMSHME TË SHATËRVANIT TË TREVIT, MASTROIANNI KUNDËRMONTE ERË ALKOOL

Pa dyshim sekuenca më portretizuese në film është kur Marcello dhe aktorja Sylvia (Anita Ekberg) futen së bashku në shatërvanin e famshëm të Romës në Trevi. Por, skena nuk ishte më e lehta për ta përfshirë në film. Kur ata mbërritën atje, uji ishte i ndotur. Fellini u dëshpërua, pastaj një punonjës i SAS-it Ajror, i cili qëlloi të ishte në set, i vendosur dhe me vullnetin e tij përdori shënuesit e gjelbër të ngjyrave të detit që përdoreshin për tërheqje vëmendjeje në rast të një uljeje urgjente në det. Funksionoi për bukuri. Megjithë xhirimin në ngricat e janarit, Ekberg qëlloi me fat, por skena me Mastroiannin u bë me sende më pak të guximshme. Ai këmbënguli të vishte mushama nën rroba dhe të mos hynte në ujë përpara se të rrëkëllente një shishe me vodka.

Nuk do t’ua rekomandonim që ta provonit dhe ta përsërisnit skenën kur të shkoni në Romë, kjo edhe për faktin se policia italiane do t’iu gjobiste me 500 euro nëse ju kap aty.

FILMI  U BË SHKAK PËR KRIJIMIN E TERMIT “PAPARACËT”

Fotografët që përndjekin njerëzit e famshëm do të quheshin ndryshe po të mos ishte filmi “La Dolce Vita”. Miku i Marcellos, Paparazzo (Walter Santesso), që shoqëroi gazetarin në raportimin e zbulimit të Madonës, e popullarizoi këtë term dhe shumë shpejt ai u përdor në mënyre përgjithësuese (“paparazzi” është numri shumës) për një lloj të veçantë të fotografit të pamëshirshëm. Fellini pohon se personazhi u emërua pas takimit me dikë në Kalabri dhe se ishte frymëzuar nga një fjalë në një dialekt të caktuar italian për “harabelin”, duke thënë se lëvizjet e fotografëve atij i kujtonin zogjtë. Por, bashkë-skenaristi Ennio Flaiano tregon një histori tjetër; që ai emër u ndërtua nga një personazh i quajtur Sindik Paparazzo në filmin “By the Ionian Sea” i George Gissing.

HIDHINI NJË SY SKENËS SË GOSTISË DHE DO TË SHIKONI BASHKËPUNËTOREN E ARDHSHME; NICON E “VELVET UNDERGROUND”.

“La Dolce Vita” ka prodhuar pafundësisht ndikim; Shfaqet në filmin “Lost In Translation” dhe ne filmin “The Sopranos”;  është referuar në “L.A. Story”, ndërsa Woody Allen ia kushtoi atij filmin e vitit 1998 “Celebrity”.

Por, ky ndikim shtrihet edhe në botën muzikore; Bob Dylan dhe Blondie i referohen këtij filmi në këngën e tyre “Motorpsycho Nitemare” dhe “Pretty Baby”, ndërkohë që “The Divine Comedy” thënia e Steinerit ndihet gjerësisht në këngën e tyre “The Certainty Of Chance”.

Por, ndoshta lidhja më e dukshme me botën e muzikës vjen në rendin e “eventeve fisnikërore” – ëkëngetarja gjermane Nico, që më vonë do të bëhej e famshme për punën e saj me “Velvet Underground,” luan veten në skenë.