Romani “Kukulla” i Kadaresë përkthehet në gjuhën maqedonase

Romani “Kukulla” i Kadaresë përkthehet në gjuhën maqedonase

Kultura maj 12, 2019 - 10:35
Lexo më shumë detaje

 

I botuar fillimisht si kapitull brenda librit “Mëngjeset në Kafe Rostand - Motive të Parisit” dhe më vonë si roman më vete, romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë është përkthyer në më shumë se pesë gjuhë.

Romani i shkurtër “Kukulla” me nëntitullin “Portreti i nënës sime” i Ismail Kadaresë, i cili vlerësohet si njëri nga shkrimtarët më eminentë shqiptarë dhe evropianë, është përkthyer në gjuhën maqedonase. Veprën më të re të romanit me përmbajtje autobiografike e ka përkthyer Alida Muça. “Në romanin e publikuar në vitin 2015 Kadareja i kthehet vendlindjes Gjirokastër dhe shtëpisë familjare të tij tre shekuj të vjetër, me imazhe të jashtëzakonshme dhe me një sërë gjërash të pathëna. Në këtë atmosferë Kadareja e zbulon sjelljen personale ndaj nënës së tij Hatixhe Dobi-Kadare, gruan të cilën asnjëherë nuk arrin ta kuptojë deri në fund. Në këtë hapësirë të brendshme të të pathënave funksionon tensioni psikologjik i përrallës së autorit në këtë roman të veçantë. Autori nënën e tij e përjeton si të heshtur, kukull të brishtë nga letra. Nga këtu edhe titulli i romanit të tij të rëndësishëm intim kumtoi “Ars Lamina” për veprën e re të Kadaresë, që është mes shumë romaneve kushtuar temës nëna dhe deri më tani i përkthyer në gjuhën franceze, italiane, spanjolle, kroate dhe në gjuhën rumune.