“Eurovision” mbërrin në Tel Aviv

“Eurovision” mbërrin në Tel Aviv

Kultura May 15, 2019 - 10:21
Lexo më shumë detaje

 

Reklamat e “Eurovision”-it kanë pushtuar plazhet në Tel Aviv, si dhe qendrat tregtare. Kështu raporton prestigjiozja “New York Times” për mbajtjen e festivalit të këngës evropiane sivjet në tokën e Izraelit.

Ky shtet është nikoqir i festivalit për vitin 2019 sipas rregullave të festivalit, të cilat thonë se shteti fitues i çdo edicioni ka për detyrë të mirëpresë “Eurovision”-in vitin e ardhshëm. “New York Times” thekson se jo shumë kohë më parë ky qytet ishte nën sulmin e grupeve militante në Gaza. “Shumë ndeja të ‘Eurovision’-it janë anuluar, grupe të shumta kanë paralajmëruar edhe protesta”, shkruan NYT-ja. Tutje rikujtohet se organizatorët i janë shmangur mbajtjes së këtij festivali në Jerusalem, duke qenë se disa shtete evropiane nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Eurovision” në Tel Aviv do të nisë më 14 maj, kurse finalja e madhe e festivalit do të mbahet më datën 18 maj. Rikujtojmë se Kosova si shtet ende nuk e ka të drejtën e pjesëmarrjes në festivalin e këngës evropiane.