Cineplexx organizon eventin Action Night me  “John Wick 3” dhe shumë shpërblime!

Cineplexx organizon eventin Action Night me “John Wick 3” dhe shumë shpërblime!

Kultura May 15, 2019 - 16:17
Image

Keanu Reeves rikthehet në kapitullin e tretë të trilogjisë “John Wick” me më shumë aksion se sa që kemi parë ndonjëherë. Për këtë premierë me 16 maj, Cineplexx organizon eventin “Action Night” me aktivitete dhe shpërblime të ndryshme!

Ngjarja e filmit vazhdon disa minuta pas pjesës së dytë ku John Wick është në arrati pas vrasjes së një prej anëtarëve të Shoqërisë Ndërkombëtare të Vrasësve, dhe me një shumë prej 14 milion dollarësh të vënë për kokën e tij, ai është në shënjestrën e shumë vrasësve me pagese. Kapitulli i tretë është emëruar Parabellum me kuptimin “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë” dhe askush nuk mund të përgatitet për luftë me mirë se sa John Wick. Ky super-aksion është vlerësuar me 98% nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, i cili do të mbahet me 16 maj prej orës 19:00, do të ketë shumë shpërblime si:

 

5x Gift Cards me vlerë 50€ nga AVVA

5x Gift Cards me vlerë 50€ nga GARDA Shoes

4x kuleta #POLICE nga EMO

Shumë shpërblime nga Reload Arms

Si dhe produkte Falas nga ORBICO dhe EBC Cosmetics

 

Për me shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.