Të hënën premiera e shfaqjes 'Mosmarrëveshja' në TKK

Të hënën premiera e shfaqjes 'Mosmarrëveshja' në TKK

Kultura May 18, 2019 - 14:15

Teatri Kombëtar i Kosovës të hënën e 20 majit do të mirëpresë shfaqjen premierë “Mosmarrëveshja”, nga Albert Kamy dhe me regji nga Fata Hyseni.

Një njoftimin e bërë nga TKK-ja shkruhet se shfaqja në fjalë zhvillohet në një bujtinë në të cilën kanë mbetur të izoluara një nënë dhe e bija e saj, Marta. Kjo bujtinë është rikthyer në një vend krimi. Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për t’u larguar nga ky izolim. Mënyra sesi ato do të sigurojnë paratë është e çuditshme. Ato pranojnë klientë, i vrasin dhe ua marrin paratë. Zhani, djali i vetëm i shtëpisë, i larguar njëzet vjet me parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi. Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient do t’i kushtojë atij me jetë.

Aktorët që do të luajnë në shfaqje janë: Kumrije Hoxha, Florieta Bajraktari, Armend Ballazhi, Shpetim Selmani e Fatlume Bunjaku.

Asistentë i regjisë është Skënder Podvorica, kompozitor Gëzim Hasani, skenografia Mentor Berisha dhe kostumet e punuara nga Alma Krasniqi.

Reprizat e para të shfaqjes do të jenë më datë 21 dhe 22.05.2019, me fillim nga ora nëntë e mbrëmjes.