Kosova në manifestimin madhështor për luftën kundër kancerit të gjirit

Kosova në manifestimin madhështor për luftën kundër kancerit të gjirit

Kultura maj 20, 2019 - 17:29

Shteti i Kosovës është përfshirë për herë të parë në manifestimin madhështor të solidarizimit në luftën kundër kancerit të gjirit, që mbahet në Romë të Italisë, shkruan zeri.info.

Mes data 17-20 maj në mesin e 150 vendeve të botës u prezantuan edhe dy heroina kosovare nga shoqata “Renesanca” që kanë përjetuar vet luftën kundër kancerit të gjirit. Në këtë manifestim Kosova mori pjesë si anëtare Si e “Think Pink Europe”. Sivjet u shënua 20 vjetori i “Race for the Cure Roma”.

Shoqata e grave të mbijetuara nga kanceri i gjirit “Renesanca” është duke organizuar manifestimin më të madh humanitar në solidarizimin e mbijetesës së personave me kancer të gjirit dhe përkujtimit të personave të cilët kane humbur këtë betejë.

Ky manifestim organizohet në të dielën e fundit të shtatorit, pra këtë vit më 29 shtator, në të njëjtën ditë në më se 150 vende të botës me një qëllim të kremtimit të mbijetesës së personave me kancer të gjirit. Zëri