Veprat e Gilman Bakallit promovohen në Prishtinë

Veprat e Gilman Bakallit promovohen në Prishtinë

Kultura maj 22, 2019 - 10:09
Lexo më shumë detaje

 

Veprat “Mendimi kritik i një qytetari” dhe “Alfabeti i tranzicionit”, të publicistit shkodran Gilman Bakalli do të promovohen në Prishtinë. Për gazetën “Zëri” nga shtëpia botuese “Pegi” kanë konfirmuar se më 15 maj, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” këto vepra të Bakallit do të prezantohen para lexuesve kosovarë.

Për veprën e Gilman Bakallit janë ftuar të flasin Shkëlzen Maliqi, Dritan Dragusha, si dhe Fatos Berisha. Rikujtojmë se Gilman Bakalli (Shkodër, 1967 - 2016) ka qenë pedagog, publicist dhe deputet shqiptar.

Në Grac të Austrisë ai mori titullin “Doktor i Filozofisë”, duke hyrë në Katedrën e Gjermanishtes në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në vitin 2005 ftohet të kandidojë në Shkodër për Partinë Demokratike dhe zgjidhet deputet nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ka punuar si lektor në Universitetin Evropian të Tiranës, në mësimdhënie në fushën e teorive të letërsisë, të përkthimit, të komunikimit ndërkulturor dhe të teorive të komunikimit. U nda nga jeta më 8 tetor 2016 për shkak të leukemisë akute.