Çitaku dhe Akyol prezantojnë koncertin recital

Çitaku dhe Akyol prezantojnë koncertin recital

Kultura June 18, 2019 - 10:14

Instrumentistët Erëmira Çitaku me flaut dhe Çaëatay Akyol me harpë, të udhëhequr nga Dafina Zeqiri-Nushi në bashkëpunim me festivalin “Tingujt e Flautit” prezantojnë të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës një koncert recital. Projekti i këtij koncerti ka filluar së realizuari që me hapjen e konkursit ndërkombëtar për pranimin e veprave të reja në faqen e internetit “The Composer’s Site”, konkurs ky që zgjati dy muaj, shkruan sot gazeta "Zëri".

Nga 80 vepra u përzgjodhën veprat e JinHee Han dhe të Rain Worthington. Ky projekt mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga qendra “Multimedia” dhe instituti “Gëte”. Gjithashtu përkrahet edhe nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, Filarmonia e Kosovës, Biblioteka Kombëtare dhe “Say it with Flowers”.

Në koncert do të dëgjoni gjithashtu vepra nga kompozitorë të ndryshëm botërorë, si: J. Ibert, W. Lutoslawski, P. Morlacchi, F. Farkas, A. Zabel dhe A. Piazzolla. Zëri