Gjithçka gati për Street Party te Kafet e vogla

Gjithçka gati për Street Party te Kafet e vogla

Kultura June 22, 2019 - 17:51
Lexoni detajet

Të dielën mbahet eventi i shume pritur Street Party Prishtina tek Kafet e Vogla. Eventi fillon në orën 13:00 deri ne oren 23:00, pas orës 23:00 do te kete After Party ne Zanzi Jazz Bar, raporton “Zëri.info”.

Next Level, kafiteritë e kafeve te vogla, Komuna Prishtina, Drejtoria për Shërbime Publike si dhe Policia e Kosovës janë mobilizuar për mbarëvajtjen e eventit, shkruan zeri.info.

Një pjesë e rrugës Fehmi Agani do të jetë e bllokuar për Qarkullim sipas vendimit të DPSHP.

Programi artistik muzikor shkon si vijon:

Yllmegi, D Master, Ad disha, Jazzkova, Gesundheit, Sytë, Gypsy Groove, Fela Kuti Tribute Show Alban Nimani feat. All in Band, Beat Movement nga Italija si dhe artisti kryesor i natës Antigone nga Franca

Emrat e këndit artistik që janë përzgjedhur të prezantohen janë:

-Valbona Derdovski – art with dots

-Endrit Jashanica-handmade accessories

-Fjolla Ramadani -art in porcelain

-Driton Goleshi-2cm humans

-Leonita Muja -costum design

-Ajola Shala -painter

Për këndin e Inovatoreve edhe ‘start up`at e rinj nga ICK do të jetë prezent.

Street Party Prishtina këtë vit përkrahet nga :Komuna e Prishtinës në kuadër të aktiviteteve 20/20, Win Music Freedom, Blackbird Marketing, Ministria e Kultures, Selmans Network, Konuts, Birra Peja, Uji Akull, Smirnoff, Hotel Garden, Airëaves, Emona Group, Meridian Express, Telegrafi, Rtv Dukagjini dhe Pixie Group. /ZERIImage