Filarmonia sonte do të mbajë koncert në sheshin “Skënderbeu”

Filarmonia sonte do të mbajë koncert në sheshin “Skënderbeu”

Kultura June 26, 2019 - 09:54
Lexo më shumë detaje

 

Në qiell të hapur në sheshin “Skënderbeu” sonte në Prishtinë Filarmonia e Kosovës do të prezantojë një koncert për publikun. Në kuadër të manifestimit “20/20”, i cili po mbahet për 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, do të mbahet edhe ky koncert i korit dhe i orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Në këtë koncert do të interpretojnë edhe sopranoja Arta Jashari, Vikena Kamenica, tenori Liridon Sadriu dhe Armado Likaj.

Koncerti “Beethoven 9” do të dirigjohet nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa. Ky koncert përkrahet nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, nga Komuna e Prishtinës, si dhe nga “Kohavision:-i.

Rikujtojmë se me 20 aktivitete të fushave të ndryshme, duke përfshirë edukimin, kulturën e sportin, Komuna e Prishtinës ka shënuar 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s dhe çlirimin e Prishtinës. Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, aktivitetet në kuadër të manifestimit “20/20” kanë mbledhur shumë qytetarë. Edhe vetë kryetari Ahmeti ka ftuar qytetarët të bashkohen në festimin e këtij përvjetori të rëndësishëm për qytetin.