Ermonela Jaho, vlerësim me operën “Ana Bolena” në Australi

Ermonela Jaho, vlerësim me operën “Ana Bolena” në Australi

Kultura korrik 08, 2019 - 15:50
Lexo më shumë detaje

 

Sopranoja Ermonela Jaho me operën “Ana Bolena” po vijon me suksesin e saj në skena të huaja. Sopranoja Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit "Anna Bolena" në premierën e këtij produksioni të ri, që hapi siparin e “Opera Australia”, më 2 korrik, për të vazhduar shfaqjet më datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik, shkruan gazeta "Zeri".

“Një engjëll i zjarrtë, e njohur për ta falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë’, mos u përpiqni as të rezistoni”, janë vlerësimet që u janë bërë Jahos nga mediet prestigjioze që kanë raportuar për performancën e sopranos Jaho.

Siç vlerësohet viti 2009, karriera e saj e kthen artisten në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me “La Rondine” të Puçinit në Trieste, “Karmen” në Glyndebourne dhe “La Traviata” në Lion. Më 2009-n ajo vjen si “Liu” (Turandot) në Filadelfia, “Vitellia” (La Clémence de Titus) në “Avinjon” dhe “Ana Bolena” në Paris.

Në tetor 2010 ajo duartrokitet në rolin kryesor Thais (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011 ajo luan rolin e Luizës në “Luiza Miller” e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden. Në tetor 2013 ajo këndon në “La Vestale” (Spontini) në Teatrin e “Champs Elysees”. Për hapjen e sezonit 2013-2014 në operën e “Grand Avignon” ajo risjell rolin e Cio-Cio-Sanit në “Madama Butterfly”, nën regjinë e Mireille Laroche. Në shtator 2014 ajo shfaqet si Violeta e “Traviatës” në operën “Bastille” dhe në tetor vjen me një recitim në sallën “Cortot” të 'Ecole Normale de Musique de Paris', e shoqëruar nga Genc Tukiçi. Pasi risjell rolin kryesor të “Madamës Butterfly” më 2015-n, në janar 2016 ajo është Desdemona e “Othellos” (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë. Në shkurt 2017 ajo vjen përsëri si Violeta e “Traviatës” në “Sydney Opera House” dhe vlerësohet shumë, duke vijuar me suksese të tjera aktivitetin e saj. ZERI