Një copëz nga Ballkani përmes animacionit: Tregime nga Ballkani

Një copëz nga Ballkani përmes animacionit: Tregime nga Ballkani

Kultura July 15, 2019 - 16:11

Edhe këtë edicion, të dhjetin më radhë, Anibar tenton të mbledhë sa më shumë animatorë të rajonit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në krijimin e filmave të animuar, por edhe për të diskutuar rreth sfidave që na bashkojnë përkundër si politikisht ashtu edhe kulturalisht.

Ndryshe nga vitet paraprake, kur Anibar promovone tregimet nga Kosova, këtë edicion jubilar shkojmë përtej kufijve dhe sjellim tregimet nga Ballkani, përmes rrëfimeve ekskluzive të animatorëve nga rajoni.

Në vijim gjeni detajet për prezantimet, kohën dhe vendin e tyre si dhe temat dhe filmat që do të shfaqën nga vetë artistët në kinematë e Anibar-it:

Prezantimi i parë: Një “frame” në një kohë

Joan Kamberaj në këtë edicion të Anibar-it po na mëson për zanatet dhe mediat dixhitale. Prezantimi i punës së tij dhe bashkëbisedimi me të do të mbahet më 16 korrik 2019 në hapësinën e Kinemasë së “Jusuf Gërvalla”, në ora 12:00. Joan ka kriju animacione të ndryshme por më specifiket e tij janë ato të punuara me dorë. Puna e tij përfshin video të shkurtra, filma dhe reklama. Filmi i tij i shkurtë “Abeo”, për të cilin do të bisedojmë, është shfaqur në festivale të ndryshme të filmave ndërkombëtarë gjithashtu ka fituar edhe çmime. Joan ka punuar në disa studio në SHBA dhe Shqipëri.

Prezantimi 2: Visar Arifaj dhe tregimi i tij

Visar Arifaj

Prezantimi i dytë në kuadër të “Tregimet nga Ballkani”, vazhdon me Kosovën. Visar Arifaj është ai që do të ndajë përvojën e tij në lidhje me krijimin e filmave të animuar. Visar Airfaj, ka lindur më 4 qershor 1987 në Prishtinë dhe është piktor, politkan, kryetar lenxhendar i Partisë së Fortë, i cili ka kandiduar ne zgjedhjet lokale te vitit 2013 për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe më vonë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, në Kosovë. Visari me profesion ështe dizjaner dhe ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai është i vetëshpallur miliarder pasi pasuria qe ai ka deklaruar kap shifrën 1,7 miliardë euro. Ai gjithashtu ka deklaruar se piktura e tij e parë të cilën e kishte bërë sa ishte në shkollën fillore vlen 1 miliardë euro. Kjo biografi është po aq sarkastike sa ai dhe ajo që ai prezanton përmes aktivizmit të tij duke përdorur artin dhe median si mjet për të reaguar ndaj fenomeneve negative në shoqërinë kosovare. Prezantimin e Visar Arifaj mund ta dëgjoni në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, më datën 16 korrik 2019 duke filluar nga ora 14:00.

Prezantimi 3: Si të krijojmë distopi animacion?

Ana Nedeljkovic

Ana është regjisore dhe animatore e cila po vjen në Anibar për të ndarë me ne rrëfimin e përvojës së punës së saj me tekniken “stop-motion” të cilën ajo e ka specializuar në krijimin e botrave të lezetshme e distopike nga plastelina. Ajo do të mbajë pezantimin e saj më 17 korrik 2019, në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Ajo, në këtë vit do të na prezantojnë punën e saj me “Stop Motion Animation”, e cila është një teknikë e përdorur në animacion për të iu dhënë jetë objekteve statike në ekran. Në filmin e tyre “Rabbitland Pink Brainless Rabbits” regjisorja Ana dhe Nikola kanë përdorur një demokraci të lirë e cila na mundëson të kemi zgjidhje të reja çdo ditë. Në anën tjetër “Untravel” na tregon për një botë gri dhe e izoluar në një mur të madh. Momentalisht janë duke punuar në filmin “Money and Happiness” film për ekonominë e “përsosur”. Gjatë festivalit, Ana do të tregojnë për filmat e tyre, referencat, proceset e punës dhe sekretin pas materialit që vendoset në ekran. Por, për ta më e rëndësishmja është se animacioni në ditët e stome është një mjet i fuqishëm për të adresuar çështjet e rëndësishme sociale dhe politike.

Prezantimi 4: Kjo është mënyra si e bëj

Daniel Šuljië

Animatori dhe drejtor artistik i festivalit botëror të filmit të animuar të Zagrebit Daniel Šuljië është duke dhënë një pasqyrë në qasjen e tij ndaj filmave dhe po shfaq disa nga filmat e tij.

Regjisorin e animacionit te njohur të Kroacisë, Daniel Šuljië, më 18 korrik 2019 mund ta takoni në Pejë, në Kinemanë Jusuf Gërvalla. I lindur në Zagreb, nga viti 1992 deri në vitin 2010 ai jetuar në Vjenë, dhe që nga viti 2010 ka jetuar dhe punuar në të dy qytetet.

Prezantimi i Daniel Šuljië është përkrahur nga Croatian Audiovisual Center.