Një rrëfënjë ballkanike: Joan Kamberaj dhe Visar Arifaj

Një rrëfënjë ballkanike: Joan Kamberaj dhe Visar Arifaj

Kultura July 17, 2019 - 16:33

Chris Keulemans

Animatorët në skenë janë rrallë herë të egër sa janë me punët e tyre para ekranit. Dje pasdite, dy djem të rinj dhe modest zunë vendet e tyre para ekranit për të folur butësisht për punët e tyre, sikur të mos e meritonin të ishin aty. Por, pastaj ata na treguan videot e tyre dhe ishin mjaft modeste.

Anibar zakonisht në skenë sjellë artistë nga e gjithë Ballkani, në mënyrë që të ndajnë me ne mënyrat e punës së tyre, sfidat me të cilat përballen dhe teknikat që i zbulojnë gjatë procesit. Kësaj radhe, Joan Kamberaj dhe Visar Arifaj ishin të ftuar. Moderuese për herë të parë ishte 16 vjeçarja Era Hyseni e cila në të kaluarën ka ndjekur punëtoritë e animacionit në Akademinë e Anibarit, ndërsa ajo vlenë të thekësohet se i udhëheqi ata me shumë elegance duke ndërvepruar edhe me publikun.

Kamberaj ra në dashuri me “stop-motion” që prej shkollës së mesme sa ishte në Tiranë. Një kamerë e lirë dhe një kompjuter, një softuer me kod të hapur, gërshërë dhe letër, ishin të gjitha këto që i duheshin për të krijuar diçka. Prindërit e tij, të panjohur me artin e animacionit, e mbështetën atë pakushte në zgjedhjen e karrierës së tij të pazakontë. Sot, ai e konsideron veten me fat sepse mund të ndajë kohën e tij mes punëve komerciale për marka të modës siç është Hermesi dhe punëve të tij të lira. Shembujt e shkurtër që ai na i shfaqi ishin të shkëlqyeshëm dhe na dhanë ndjesi të mirë. Pastaj, ai na shfaqi filmin e tij të shkurtër “Abeo”, të cilin e ka krijuar sa ishte në shkollë të mesme. Papritur, ne u përfshimë në psikikën e riprodhuar dhe të sinqert të një djaloshi që i ngjante David Lynch, që për nga botëkuptimi karakterizohet me tmerret që fshihen nën ngjyrat pastel të jetës së përditshme.

Arifaj nga Prishtina e prezentoj veten si politikan, dizajner dhe animator. Ai kërkoi falje që shfaqi para nesh një video të papërfunduar të quajtur “nc-nc-cn…”. Ai ka kohë që është duke punuar në të dhe ka dëshirë që të bashkëdyzoj mendjen dhe shpirtin tek animacioni tradicional. “Shumica e dizajnerëve përtojnë të punojnë kornizë për kornizë. Por, siç mund ta shihni, unë vërtetë kam nevojë për ndihmë që ta përfundoj këtë. Është jashtëzakonisht e vështirë të gjindet dikush që e ka pasion këtë punë dhe që ka vullnet të çmendet duke punuar me muaj të tërë kornizë për kornizë”. Videoja e tij, edhe pse e pakompletuar, mori vëmendjen tonë: një rrëfim çarmatosës i një të riu që qëndron zgjuar gjatë natës, ndërsa të gjitha personazhet që plotësojnë jetesën e tij të përditshme, hyjnë një nga një hyjnë në dhomën e duke folur vazhdimisht.

Dikush e pyeti atë nëse puna e tij kreative e ka ndikuar në rrugëtimin e tij politik. Arifaj u përgjigj: “Kur e kombinoni dizajnin dhe animacionin, ju mund të shihni hierarkinë e informacionit. Kjo me të vërtetë të ndihmon të kujdesësh për të gjitha informacionet kur e nisni një fushatë ose aktivitet politik. Tek më vonë e kuptova se ky animator i dashur dhe i përulur është i vetëquajturi udhëheqësi legjendar i Partisë së Fortë, e cila shkundi zgjedhjet e vitit 2013 me satirën e saj të hollë ndaj politikanëve të Kosovës. Ata kishin dhënë premtime të llojit: “Partia do ta ulë numrin e divorceve duke mos e lejuar më martesën. Sëmundjet serioze do të bëhen ilegale, që natyrshëm të bie numri i sëmundjeve. Korrupsioni duhet të legalizohet në mënyrë që të mos jetë më problem”. Vështirë të ndahet njeriu i fushatave tek ky animator modest, i cili ka vështirësi me teknikat për ta kompletuar filmin e tij të shkurtër e problematik. Por, që të dyjat janë të vërteta. Satira dhe e cënueshmja: animacioni ka vend për të dyjat.

Përktheu: Valton Marku