Ingrid Gaier: Për aq kohë sa ka njerëz, ka shpresë për botën

Ingrid Gaier: Për aq kohë sa ka njerëz, ka shpresë për botën

Kultura korrik 17, 2019 - 16:46

Besarta Breznica

 

Regjisorja austriake Ingrid Gaier beson në njerëzimin si zgidhje për problemet e botës. Këta për të janë shpresa, por frustrimi i tyre, sipas saj, i shëndrron në frikë. E preokupuar me njerëzimin, ajo përmes filmit trajton gjendje të ndryshme të qenies njerëzore. Në edicionin e dhjetë të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar, Gaier vjen me filmin e saj të animuar: “Je ende atje”, film ky që do të prezantohet të mërkurën nga ora 11:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë, dhe që trajton vështirësitë e vdekjës, e cila domosdo vjen në fund të jetës.

Pak më tepër fjalë rreth filmit të Gaier, e cila vjen për herë të parë në Kosovë përmes Anibar, mund të lexoni në vijim në intervistën e shkurtë me të për Anibar Press.

 

Anibar Press: A mund të na tregoni dicka më tepër rreth filmit tuaj “Je ende atje”?

 

Filmi im bazohet në një poemë për një grua hebreje gjermane dhe është një vizualizim dhe kombinim i historisë së lagjës sime të vjetër. Ajo [gruaja] vdiq në vitin 1809 në Vienë, në një banesë e cila nuk ndryshoi kurrë asgjë. Unë e kombinova poemën time me një banesë të zbrazët dhe jeta e saj mrena asaj hapësire.

 

Anibar Press: Çka trajton ky film?

 

Vështirësitë për të vdekur dhe për të kuptuar se jeta përfundon. Por, gjithashtu është një qëndrim pozitiv që ju duhet të bëni atë që jeni dhe të qëndroni për atë që jeni. Ju duhet të krijoni një personalitet me të gjitha mundësitë e ofruara në jetë. Gruaja për të cilën bëhet fjalë ka përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore por ajo kishte një trajtim shumë të keq dhe ishte e mbushur me frikë deri në ditën që vdiq.

 

Anibar Press: Çfarë mesazhi keni dashur të dërgoni përmes filmit?

 

Mesazhi është, po mendoj, fundi i poemës është “Rri ashtu si je dhe jep aq sa ke për të dhënë” [Ang: “Be what you are, give what you have”]. Ky është mesazhi thelbësor që ipet përmes filmit “Noch bist du da” [Nga gjermanishtja: Je ende aty].

 

Anibar Press: A është kjo vizita juaj e parë në Kosovë?

 

Po. Jam këtu për herë të parë dhe jam duke u kënaqur shumë. Njerëzit janë shumë të mirë gjithashtu edhe festivali është i mrekullueshëm.

 

Anibar Press: Tema e sivjetme e festivalit është “Frika dhe Shpresa”. A mund të ndani me ne dhe lexuesit se cilat janë frikërat dhe shpresat tuaja?

 

Frikat dhe shpresat e mia ... ajo që unë me të vërtetë e gjej këtu në këtë festival ishte dëftimi i ftesës kur u ftova "duam të forcojmë shoqërinë civile kundër fjalës politike, disi të zhvillojmë dhe një zë civil” dhe kjo është shumë e mirë. Për sa kohë që ne jemi njerëz që kanë për të bërë diçka, ka ende shpresë në botë. Frika është se ata ndalojnë një herë sepse janë shumë të frustruar.

 

Filmi “Noch bist du da” ose “Je ende atje” është një vizualizim i poemës së Rose Ausländer që inkurajon lexuesit të përqafojnë jetën. Znj. Pribil vdes në moshën 86 vjeçare në apartamentin e saj që shfaqet në film; deri në fund, vetëm emri i burrit të saj ishte shënuar në derë, edhe pse ajo e mbijetoi që shumë vite.