Shfaqja e filmit “The Tower”

Shfaqja e filmit “The Tower”

Kultura July 17, 2019 - 16:48

Albina Selmanaj

Në kuadër të Anibar, të martën u shfaq filmi i metrazhit të gjatë “The Toëer” me regjisor nga Norvegjia, Mats Grordo dhe producent Patrice Nezan.

Disa prej pjesëmarrësve në këtë shfaqje folën me shumë rreth filmit duke treguar se sa shumë e pëlqyen atë dhe se sa mbresëlënëse ishte tema e filmit duke shtuar po ashtu edhe disa fjalë për temën e edicionit të dhjetë të Anibar.

Fauion Xonas, 28 vjecar nga Greqia tha se filmi kishte temën e duhur dhe se ishte kogja i mirë, ai po ashtu foli me shumë rreth shpresës dhe frikës te tij duke theksuar se

“Shpresoj që do të bëjmë diçka për planetin dhe unë kam frikë se do të keqkuptojmë me njëri-tjetrin ", tha ai.

Ndersa Amanda, 25 vjecare nga Austria, theksoi mbresat që i kishte lenë filmi dhe se si ai prezanton shpresën, se si shpresa kalon nga nje dorë ne tjetrën me ndjenjën qe do kalojë. Duke u shprehur më shumë ajo tregoi për shpresën dhe frikën e saj duke shtuar se "shpreson se do të jetë më mirë në këtë botë duke punuar për të”. “Kam frikë se mos e bëj këtë", tha ai për Anibar Press.

Dicka më shumë për përshtypjen e saj për filmin shtoi edhe Kristiana Petraj, 21 vjecare nga Shqipëria. Ajo tha se e filmi trajtonte një tematikë duke e parë nga një këndvështrim tjetër dhe se filmi trajtonte kthim nga diçka e frikshme mirpo qe e ri sjell me shpresë.Ajo theksoi se

“Shpresa dhe frika ime është largimi”.

Ndryshe, Mats Grorud është regjisor norvegjez dhe animator. Ai është I njohur më së shumti për punën e tij në filmat si Min Bestemor, Beijjing, etj.