Përkujtohet regjisori Agron Boriçi në pesëvjetorin e vdekjes

Përkujtohet regjisori Agron Boriçi në pesëvjetorin e vdekjes

Kultura September 05, 2019 - 10:10
Lexo më shumë detaje

 

Në amfiteatrin e “RTV Preshevës” familjarët e regjisorit të ndjerë organizuan akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të pestë të vdekjes së Agron Boriçit. Përveç akademisë përkujtimore, në kuadër të këtij organizimi u promovua dhe libri i tij i titulluar “Hija e fantazmës”, libër të cilin i ndjeri e la në dorëshkrim, shkruan gazeta "Zeri".

Agron Boriçi u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Boriçi për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike si regjisor, skenarist dhe aktor. Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme, ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentarë e ka shkruar mbi 50 skeçe humoristike.

Për Agronin folën familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, Nehat Hyseni tha se vepra e tij do të mbetet testament i artë. "Por Agroni ka merita të veçanta që thëniet për Preshevën, si dhe tregimet e ndryshme për Preshevën i paraqiti në mënyrë brilante në tregimin ‘Sherri i Preshevës n'derë t'Stambollit’. Kjo vepër si dhe shumë vepra të tjera do të mbeten testament i artë që Agroni ia la brezave të ardhshëm, të cilët do ta bëjnë Agronin të pavdekshëm", shkruan Nehat Hyseni. ZERI