Kompania serbe fillon rrënimin e Kalasë së Novobërdës me eskavator

Kompania serbe fillon rrënimin e Kalasë së Novobërdës me eskavator

Kultura September 05, 2019 - 13:19
Lexoni detajet

Muret e kalasë së Novobërdës kanë filluar të rrënohen me eskavator.

Kompania serbe “Koto” që pati fituar tenderin nga UNESCO për restaurimin e kësaj kalaje, përvec që nuk kishte kryer punimet sic duhet tash ka nisur rrënimin e mureve me mjerte të rënda.

Videon e ka publikuar fqaja e facebook, Muzeu Skendera.

“Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikqyrur nga IKMM. Ky insitucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka nderprerë të gjitha punimet. Përkunder kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM”, thuhet në njoftim.