Ndahet nga jeta albanologu gjerman, Wilfried Fiedler

Ndahet nga jeta albanologu gjerman, Wilfried Fiedler

Kultura September 12, 2019 - 09:54
Detajet

Është ndarë nga jeta profesori dhe gjuhëtari gjerman Wilfried Fiedler.

Fiedler ka një vend të veçantë në albanologji, si bashkëautor i veprës “Albanische Grammatik”.

E realizuar në bashkëpunim me Oda Buchholz, “Albanische Grammatik” është një prej referencave kryesore për gramatikën e shqipes në botën gjermanofolëse.

Fiedler ka shkuar edhe shumë artikuj për gjuhën shqipe dhe gjuhët e Ballkanit, të cilat janë përmbledhur në veprën “Gramatikë krahasimtare e gjuhëve të Ballkanit”.

Profesori Fiedler mbetet një emër i shquar i albanologjisë, si dhe një kontribues i çmuar i afirmimit të gramatikës shqipe në hapësirën gjermane.