Filmi 'The Pride' i Edi Mehanës po korr suksese të jashtëzakonshme

Filmi 'The Pride' i Edi Mehanës po korr suksese të jashtëzakonshme

Kultura September 14, 2019 - 19:00

Filmi i regjisorit dhe aktorit të njohur shqiptar Edi Mehana me titull "The Pride" (Krenaria) po shfaqet në teatrot e njohur në Hollywood përmes platformës Fourwalled, shkruan zeri.info.

Filmi “The Pride” (Krenaria) flet për luftën e fenë, por prek edhe çështjet e komunitetit LGBTQ. Në film gjenerali Turman qëndron në karrocë si pasojë e plagëve të luftës, por edhe mburret me krenari për shërbimin e tij ushtarak. Ky veteran preokupohet nga disa vendime që merren në ushtri me të cilat nuk pajtohet.

Ai gjithashtu nuk mund të pajtohet me fatin e djalit të tij Christian, i cili që 5 vite është zhdukur në luftë, në Middle East.

Edhe pas telegramit nga ushtria që djali i tij është i vdekur, ai ende beson se Christian është gjallë, sa që fillon të shkruaj letra në emër të djalit të tij dhe i shtyn miqtë e tij t’i lexojnë letrat për t’i bindur se Christian është gjallë.  Në anën tjetër gjenerali ballafaqohet edhe me homoseksualitetin e djalit të tij të dytë.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Charles Tiedje, Dominic Capone, Doug Mcdade, Chris Maher, Gabija Guzauskaite, James Fuller, Kenny Lone Eagle, Harold Dennis, Luis Centeno e Edi Mehana. /

Fourwalled shfaq filmat më të mirë  të shkurtër, animacion dhe dokumentar nga kineastë në mbarë botën, përfshirë filmat që kualifikohen për çmimet e Akademisë. Zëri