Filmi i animuar 'Toy Story' rikthehet për herën e katërt, këtë herë në Cineplexx!

Filmi i animuar 'Toy Story' rikthehet për herën e katërt, këtë herë në Cineplexx!

Kultura September 18, 2019 - 15:14

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx! Kinemaja austriake, për filmin Toy Story 4, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete.

Woody ka qenë gjithmonë i sigurt për vendin e tij në botë dhe se përparësia e tij është të kujdeset për “fëmijët e tij”, qoftë ai Andy apo Bonnie, mirpo kur një lodër e re e quajtur Forky i bashkohet Woody-t dhe grupit, një udhëtim i ri me miqtë e rinj dhe të vjetër do të shpalosë se sa e madhe mund të jetë bota për një lodër. Filmi është me regji nga Josh Cooley dhe me aktorë kryesor Tom Hanks mbrapa zërit të Woddy-t dhe Tim Allen mbrapa zërit të Buzz. Pjesa e katërt e Toy Story është duke u pëlqyer shumë nga publiku ku në faqen e kritikëve të filmave “Rotten Tomatoes” filmi është vlersuar me 97%.

Image

Eventi do të mbahet më 21 shtator, prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë premiera e filmit Toy Story. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

3x Lodra dhe një çantë shkolle të Toy Story nga The Entertainer Kosovo

5x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga Blukids

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Okaidi

5x libra për fëmijë nga Libraria Buzuku

Facepainting

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.