Nobelisti i ri i letërsisë njihet si ‘proserb’ dhe kundërshtar i bombardimeve të NATO-s

Nobelisti i ri i letërsisë njihet si ‘proserb’ dhe kundërshtar i bombardimeve të NATO-s

Kultura tetor 10, 2019 - 13:45

Shkrimtari austriak Peter Handke që sapo u shpërblye me çmimin “Nobel për letërsi” njihet për qëndrimet e tij pro-serbe dhe kundër vendimit të NATO-s për ta bombarduar Serbinë, shkruan zeri.info.

Handke ka shkruar edhe një ese me titullin “Drejtësi për Serbinë”. Në 20-vjetorin e bombardimeve ai ka qëndruar në Beograd, ku ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Forumi i Beogradit për Paqe dhe Barazi, në të cilin ka folur për 15 minuta rreth bombardimeve.

Shkrimtari Handke, gruaja e të cilit është serbe, ka vizituar në vitin 2014 Kosovën dhe serbëve që kanë mbetur në Hoçë të Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e pishinës në fshat.

Donacioni ishte pjesë e shpërblimit “Henrik Ibzen”, që Peter Hendke e mori në vitin 2014. Zëri