Maleficent:Mistress of Evil risjell botën e magjisë në Cineplexx!

Maleficent:Mistress of Evil risjell botën e magjisë në Cineplexx!

Kultura October 16, 2019 - 12:52
Image

Befasia më e këndshme e këtij filmi është rikthimi pas pesë viteve i aktores Hollywood-iane, Angelina Jolie dhe Elle Fanning. Së bashku me to, vjen edhe filmi Maleficent në Cineplexx, seria e parë e të cilit u shfaq në kinematë botërore më 2014, shkruan zeri.info. 

Image

Filmi ka për tematikë historinë e pa treguar të “Bukuroshes së fjetur”, e cila ka rrëmbyer zemrat jo vetëm të adoleshentëve, por tani me konflikte dhe aventura tjera të errëta në botën e magjisë së zezë.
Në regji të filmit vjen Joachim Ronning, i cili e mori përsipër këtë detyrë pasi regjisori i filmit të parë, Robert Sandberg ndërrmori projekte tjera, ndërsa pos dyshes së famshme në aktrim, pjesë e kastit të filmi është edhe 3 herë e nominuara për çmimin Oskar, Michelle Pfeiffer.


Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS. 

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Më shumë informata rreth eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.