Protestohet para Ambasadës së Suedisë
foto: Laura Hasani

Protestohet para Ambasadës së Suedisë

Kultura tetor 17, 2019 - 12:39

Disa persona kanë protestuar para Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, si shenjë e pakënaqësisë për ndarjen e Çmimit Nobel Për Letërsi, autorit austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit

Regjisori Ben Apolloni, që ishte edhe organizator i protestës, tha se qëllimi i kësaj proteste është që të përçojnë mesazhin te Akademia e Suedisë se e shpërbleu njeriun që përkrahu regjimin e Slobodan Millosheviqit, i cili kreu krime mbi shqiptarët dhe boshnjakët.

“Protesta ka për qëllim mospajtimin dhe mos kënaqësinë tonë dhe irritimin tonë më akademinë suedeze për ndarjen e çmimit Nobel njërit prej shkrimtarëve më problematikë dhe jo human të kohës sonë. Janë 20 fleta si shenjë e 20 vjetorit të luftës sonë dhe këto 20 faqe me pamje të shkatërruara nga Millosheviqi do t’i dërgojmë akademisë suedeze nëpërmjet ambasadës suedeze. Neve dhe gjithë botën na irritoj fakti që një përkrahës i gjenocidit të Milloshëviqit të fitojë këtë çmim”, tha ai. Apolloni lavdëroi dhe qytetarët për peticionin në rrjetet sociale, duke i dhënë mbështetje idesë së tyre për kundërshtimin e Çmimit Nobel.“Shumë mirë është që po reagohet edhe me peticionin në rrjetet sociale ndaj këtij vlerësimi për një shkrimtar sepse nuk është veç pse ne kemi qenë viktima por kjo është edhe një nxitje për gjenocidin që ka kryer Millosheviqi”, theksoi ai.

Në fund organizatorët e protestës e dorëzuan një zarf në ambasadën suedeze, me imazhe shkatërruese të regjimit të Millosheviqit. Sipas tyre këto imazhe  përmes ambasadës do t’i dërgohen edhe Akademisë së Suedisë, e cila e ndau këtë çmim.

Image

Image