Nga sot filmi vendor 'Pranverë e paharruar në një fshat të harruar' fillon shfaqjen në Cineplexx

Nga sot filmi vendor 'Pranverë e paharruar në një fshat të harruar' fillon shfaqjen në Cineplexx

Kultura October 29, 2019 - 13:47

Pas filmit Zana dhe sukseseve të mëdha të tij, një tjetër prodhim vendor i bashkangjitet rubrikës së filmave në Cineplexx. Eshtë fjala për filmin e ri të regjisorit Kushtrim Bekteshi, I cili pasi u shfaq ne vendet fqinje, ku pati interes të madh, tash vjen edhe ne Kosove, dhe nga sot fillon shfaqjen e tij në Cineplexx, me dy orare shfaqjeje çdo ditë.

Image

Një projekt filmi, i cili ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, dhe producenti Përmeti vlerëson jo pak dhe punën që ka bërë regjisori Kushtrim Bekteshi. “Është punuar për një kohë të gjatë dhe me seriozitet për këtë projekt filmi.

Filmi paraqet jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” të cilëm e çrregullon ardhja e tri prostituteve në kafenenë ilegale të dy vëllezërve makro. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollë mbizotron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë, dhe si pasojë e gjithë kësaj, grate qohen në kryengritje.



Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS. 

Oraret për ta shikuar filmin “Pranverë e Paharruar në një Fshat të Harruar” mund ti gjeni duke klikuar këtu