Dirigjenti kosovar përfaqëson Kosovën në Këshillin e Koreve Botërore

Dirigjenti kosovar përfaqëson Kosovën në Këshillin e Koreve Botërore

Kultura November 09, 2019 - 12:13

Dirigjenti kosovar Memli Kelmendi është zgjedhur të jetë zyrtarisht përfaqësues i shtetit të Kosovës në këshillin e koreve botërore “World Choir Council”.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka konfirmuar vetë dirigjenti Kelmendi, duke u shprehur i nderuar për detyrën që i është dhënë. “Konsideroj që ky lajm do të na gëzojë të gjithëve. Ne po ecim në hapa të sigurt në qëllimet tona të përbashkëta artistike”, ka thënë ai. Për herë të parë Kosova do të

përfaqësohet në “World Choir Council” në mesin e më shumë se 80 shteteve nga mbarë bota. “The World Choir Council” është bordi më i lartë ndërkombëtar këshillimor i organizatës “Interkultur”.

Rikujtojmë se Memli Kelmendi është dirigjent i korit të qytetit të Pejës “Siparantum”. Aktualisht Kelmendi po ndjek studimet e doktoratës për dirigjim në Universitetin e Shkupit.