Aktorët kosovarë triumfojnë në Gjermani

Aktorët kosovarë triumfojnë në Gjermani

Kultura November 12, 2019 - 10:19

Aktorët nga Kosova kanë marrë vëmendje në festivalin “Cottbus Film Festival” në Gjermani.  Atje çmimin për rolin më të mirë nga meshkujt e ka fituar  aktori nga Kosova Alban Ukaj. Ai ka luajtur rolin kryesor në filmin boshnjak “Pun Mjesec” (Hëna e plotë), shkruan sot gazeta "Zëri"

Në anën tjetër pesë aktoret e filmit “Shpia e Agës”, me regji të Lendita Zeqirajt, kanë marrë çmimin e përbashkët për “Aktoren më të Mirë” në këtë festival prestigjioz të Gjermanisë. Fjala është për ekipin e përbërë prej këtyre aktoreve: Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Rebeka Qena dhe Molikë Maxhuni. Ato luajnë në filmin e Zqirajt që është koproduksion mes Kosovës, Kroacisë, Shqipërisë dhe Francës. Filmi tregon se si pesë gratë në një shoqëri të dominuar nga pushteti i burrit jetojnë së bashku në një shtëpi për strehimin e gruas.

Juria ka lavdëruar ato për “portretizimin e tyre jashtëzakonisht të fuqishëm, të gjallë dhe të hollësishëm në një film që pasqyron në shumë mënyra ndryshimet dramatike të një vendi ballkanik”. Çmimin për filmin më të mirë në këtë festival e ka marrë filmi bullgar “Motra”.Zëri