Vajza që u gjet e vdekur në banesën e saj, është regjisorja Arzana Kraja

Vajza që u gjet e vdekur në banesën e saj, është regjisorja Arzana Kraja

Kultura November 13, 2019 - 11:33
Detajet

Arzana Kraja, regjisore e njohur kosovare, është vajza qe u gjet e vdekur pa shenja jete sot në banesën e saj në Prishtinë në lagjen “Emshir”.

Ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes së saj, derisa policia ka thënë për Indeksonlinen se Instituti i Mjekësisë Ligjore po e kryen ekzaminimet.

Kraja njihet si një nga regjisoret më të suksesshme të vendit tonë, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare. Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Ndryshe, Arzana është vajza e akademikut Mehmet Kraja. Zëri