Debat i hapur për mbrojtje të Teatrit Kombëtar të Tiranës

Debat i hapur për mbrojtje të Teatrit Kombëtar të Tiranës

Kultura November 21, 2019 - 10:20

 

Sot, në orën 12:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana organizon një diskutim të hapur me komunitetin teatror, me publikun dhe me mediet e Kosovës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të prezantojë para komunitetit teatror të Kosovës qëndrimet, sfidat dhe përpjekjet për ruajtjen nga shembja të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në këtë diskutim do të marrin pjesë: Edmond Budina, Gent Gaba, Neritan Licaj, Adriana Tolka dhe Juli Emiri.

Planit të qeverisë “Rama” për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri në të njëjtin vend u është kundërvënë një numër i madh artistësh e intelektualësh. Ata synojnë ruajtjen e objektit aktual dhe ruajtjen e pronës rreth këtij objekti, duke u thirrur në vlerat arkitektonike, mbamendjen kolektive dhe në nevojën për ruajtjen e hapësirave publike. Debati pro dhe kundër shembjes së ndërtesës aktuale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe ndërtimit ose jo në të njëjtin vend të një teatri të ri është duke vazhduar qe gati dy vjet në Shqipëri. Diskutimi është i hapur për publikun dhe për mediet. Zëri