Termeti dëmton edhe kalatë e Krujës dhe të Durrësit

Termeti dëmton edhe kalatë e Krujës dhe të Durrësit

Kultura November 26, 2019 - 12:08

Vijnë raportime negative edhe nga monumentet e kulturës dhe siç shihet në foto është kalaja e Durrësit, raportojnë mediat në Shqipëri. 

Muri rrethues i kalasë është shembur thuajse në tërësinë e vet. Në foton që shohim është veç një pamje, por duket se rrënimi është thuajse nga të gjitha anët. Kalaja e Durrësit u ndërtua nga Perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi, në shekullin e V-të, që e ka origjinën nga Durrësi. Riparimet e mureve janë kryer që nga tërmeti shkatërrimtar i 1273.

Përpos mureve të kalasë së Durrësit, nga lëkundja është dëmtuar edhe kalaja e Krujës.  Zëri