Dramaturgu Roland Schimmelpfennig qëndron sot në Prishtinë

Dramaturgu Roland Schimmelpfennig qëndron sot në Prishtinë

Kultura December 03, 2019 - 10:41

Këtë të martë, më 3 dhjetor, me fillim nga ora 18:00, në qendrën “Multimedia” do të mbahet një diskutim për teatrin dhe për dramën evropiane me dramaturgun e njohur gjerman, Roland Schimmelpfennig. Diskutimin do ta moderojë Jeton Neziraj.

Po ashtu pas diskutimit do të lexohen ekstrakte të materialeve për teatër, të prodhuara nga masterklasi i organizuar nga qendra “Multimedia” dhe i udhëhequr nga Roland Schimmelpfennig. Shkrimet e tyre do t’i lexojnë: Dhurata Hoti, Andrin Kabashi, Rebeka Qena, Lidija Mitoska, Butrint Pasha, Agnesa Mehanolli, Redon Kika, Ardita Rafuna, Arjanis Shamolli, Eranda Bokshi e Vezire Krasniqi.

Roland Schimmelpfennig (1967) është njëri prej dramaturgëve më të rëndësishëm dhe më të inskenuar në Evropë. Dramat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të ndryshme dhe janë vënë në skenë në rreth 50 vende të botës. Në vitin 2010 Schimmelpfennig është shpërblyer me “Mülheim Dramatists Prize” për dramën e tij “Der goldene Drache” (“Dragoi i Artë”), e cila ka pasur premierën në Burgtheater të Vjenës në vitin 2009 e nga ajo kohë ka pasur mbi 30 produksione në të gjithë botën. Schimmelpfennig është fitues i dhjetëra çmimeve të tjera në Gjermani dhe në Evropë, duke përfshirë edhe çmimin më të lartë gjerman për dramë “Else Lasker Schüler Prize”.

Ky aktivitet organizohet nga qendra “Multimedia”, kurse është mundësuar nga instituti “Goethe”.Zëri