Promovohet libri ‘Mbrojtja e afërt & mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm’ nga autori Fidair Berisha

Promovohet libri ‘Mbrojtja e afërt & mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm’ nga autori Fidair Berisha

Kultura December 05, 2019 - 14:29
detaje

Brenda Nebihu

 

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” sot është bërë përurimi i librit “Mbrojtja e afërt & mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm”, i autorit Fidair Berisha, shkruan zeri.info.

Edhe në këtë  promovim salla ishte e mbushur nga pjesëmarrësit të cilët e konsideruan këtë libër si vlerë të rëndësishme  për vendin tonë. Fillimisht fjalën e mori njëri nga recensentët e librit, Jeton Zejnullahu. Ai vlerësoi këtë libër si vepër me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e personave të vendit.

“Karakteristik e librit është fakti se nuk është shkruar në kabinet por është shkruar në bazë të përvojave personale nga vet autori dhe përdorimi i fotografive të sistemuara në karton të ri, të krijohet ndjenja që je bashkautor i librit dhe po ashtu skemat e paraqitura në tekst duke dhënë sqarime deri në detaje” theksoi ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, ky libër do të kontribuojë për të ngritur vetëdijen e rëndësisë së sigurisë së personave me rëndësi të veçantë, por jo vetëm.

Në anën tjetër, autori i librit Fidair Berisha, e bëri përmbylljen e promovimit të librit të tij duke thënë që ndihet i respektuar për përkrahjen e vazhdueshme të cilën e ka pasur qoftë nga institucionet e vendit por edhe nga familja dhe kolegët e tij.

“Ne si Polici e Kosovës jemi munduar që gjithmonë t’i ofrojmë vendit tonë siguri të plotë dhe kështu më ka lindur ideja që punës time si shërbyes i sigurisë së vendit, i ka ardhur koha që t’i bashkëngjitet një vlerë artistike. Unë jam munduar që ky libër i cili përfshinë 8-të kapituj, t’i paraqes gjërat që prezantojnë siguri sepse kujdesi i shtuar ndaj rrezikshmërive që mund të shfaqen gjatë rrugës në të cilën ne rrugëtojmë paraqet një rëndësi të madhe për jetën tonë e sidomos për personat që kanë rëndësi e që i duhen vendit si shërbyes të popullit”, përfundoi kështu autori.

 

Siç shkruhet në pasthënien e librit, për përgatitjen e tij autori ka konsultuar literaturën vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu është mbështetur edhe në përvojën e vet profesionale. /Zëri/

Image