Handke nuk lejoi gazetarë brenda gjatë fjalimit të tij të “Nobel”-it

Handke nuk lejoi gazetarë brenda gjatë fjalimit të tij të “Nobel”-it

Kultura dhjetor 09, 2019 - 10:42

Asnjë gazetar nuk u lejua të marrë pjesë në konferencën për medie, që shkrimtari Peter Handke mbajti fundjavën që lamë pas. Nobelisti i ri i letërsisë të shtunën ia kushtoi fjalimin e tij pyetjeve letrare dhe iu shmang polemikave rreth qëndrimeve të tija proserbe. Si shkak i këtyre qëndrimeve Kosova do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve javën e ardhshme.

Laureati i çmimit “Nobel për Letërsi 2019” diskutoi rolin e kujtimeve në punën e tij, në një fjalim para ceremonisë së ndarjes së çmimeve të martën.

Të shtunën ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se i dërguari i vendit tonë në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stokholm të martën, në shenjë proteste për mbështetjen e Handkes ndaj serbëve në luftërat e viteve të ’90-ta në ish-Jugosllavi.

Përzgjedhja e Akademisë Suedeze për çmimin e këtij viti, që u shpall në tetor, ngjalli reagime në Kosovë, por edhe në Ballkan përgjithësisht për shkak të admirimit të Handkes ndaj liderit serb të ndjerë, Sllobodan Millosheviq. Dy anëtarë të Komitetit të “Nobel”-it dhanë dorëheqje për shkak të kësaj përzgjedhjeje gjatë kësaj jave dhe një anëtar i Akademisë Suedeze, historiani dhe shkrimtari Peter Englund, tha se do ta bojkotojë ceremoninë.Zëri