Katër filma të Besim Ugzmajlit shfaqen në Ferizaj

Katër filma të Besim Ugzmajlit shfaqen në Ferizaj

Kultura December 26, 2019 - 13:31

Regjisori ferizajas Besim Ugzmajli për herë të parë për publikun në Kosovë do t’i shfaqë katër nga filmat e tij të fundit. Në qytetin e tij të lindjes, në Ferizaj, ai do t’i prezantojë më 29 dhjetor projektet e veta. Filmat “Erë”, “The Eaters”, “Rruga” dhe “Më fal” do të shfaqen në teatrin “Adriana”, me fillim nga ora 19:00.

Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë, ashtu edhe në SHBA. Artistë profesionistë dhe të rinj, që kanë treguar suksese në botën e kinematografisë, kanë qenë të angazhuar në këto projekte, si: Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obertinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.

Të gjitha mjetet, që do të grumbullohen nga shitja e biletave prej 2 eurosh, do t’i dedikohen qendrës së kujdesit ditor “Pema” – Ferizaj.Zëri