Dr. Dre, muzikanti që ka fituar më shumë gjatë kësaj dekade

Dr. Dre, muzikanti që ka fituar më shumë gjatë kësaj dekade

Kultura December 27, 2019 - 10:26

Dr. Dre është shpallur nga “Forbes”-i si ylli me fitimet më të larta në muzikë gjatë dekadës së kaluar. Kompania e 54-vjeçarit për kufje “Beats” e ndihmoi atë t’i fitonte 950 milionë dollarë gjatë 10 vjetëve të fundit përmes 20 për qind të aksioneve të tij në këtë biznes.

Dre, emri i plotë i të cilit është Andre Romelle Young, e albumi i fundit erdhi katër vjet më parë (Compton), në vitin 2015, ia shiti kompaninë “Apple” në një marrëveshje 3 miliardë dollarëshe pesë vjet më parë.

Ky transaksion afarist e ndihmoi atë ta mposhtë yllin e popit Taylor Swiftin për pozitën e parë, e cila u vendos në pozitën e dytë me 825 milionë dollarë falë disa hit-albumeve dhe vizitave të turneve botërore. Beyonce u rendit në vendin e tretë me 685 milionë dollarë, U2 në vendin e katërt me 675 milionë dollarë, kurse Diddy në të pestin me 605 milionë dollarë.

Derisa lista përfshin vetëm artistët e gjallë, i ndjeri Michael Jackson do ta kishte kryesuar listën me 2.37 miliardë dollarë në shifrat e përgjithshme gjatë 10 vjetëve të fundit, që nga vdekja e tij, më 25 qershor 2009.Zëri